Misioni Artemis II ka përfunduar një djegie kritike të motoritqë do të vërë në lëvizje anijen kozmike Orion në udhëtimin e saj drejt anës së largët të Hënës.
“Njerëzimi ka treguar edhe një herë se çfarë jemi të aftë të bëjmë”,tha astronauti kanadez Jeremy Hansen, në fjalët e tij të para pas përfundimit të djegies, shkruan BBC.
Në një transmetim të drejtpërdrejtë nga hapësira, komandanti Reid Wiseman përshkroipamjen “spektakolare” të Tokës “nga poli në pol”.
NASA e cilëson procedurën si “të përsosur”dhe thotë se të gjithë astronautët po “po shkojnë shumë mirë”.