ava e 30-të e Abissnet Superiore rezervon duele të forta e që mund të përcaktojnë shumë fatet e skuadrave që kanë objektiva të rëndësishëm në këtë fazë deçisive të kampionatit.
Në mesin e përballjeve, spikasin ato mes Partizanit dhe Vllaznisë si dhe ajo në kryeqytet mes Dinamos dhe Elbasanit.
Ndeshja në "Arena e Demave" shikohet me më shumë interes pasi në fushë do të zbresë skuadra më në formë e momentit me kryesuesit e klasifikimit.
Në kampin e Të Kuqve besimi është i madh për të tentuar më shumë se një vend që të çon drejt kupave të Europës, pasi skuadra e Oltijon Kërnajës është e etur tashmë për të fituar dhe titullin kampion.
Sakaq, miqtë do të vijnë në këtë duel në një formë të luhatshme, pasi në llogarinë e shkodranëve të Edi Martinit janë dy barazime, dy humbje dhe vetëm fitore.
Po ashtu, mbëmja i përket Elbasanit të vendit të dytë që shkon në kryeqytet për të sfiduar Dinamon e Ilir Dajës që ka harruar shijen e fitores në tri javët e fundit.
Skuadra e Ivan Gvozdenovic do të përpiqet të mbajë progresin pozitiv prej tre fitoresh dhe dy barazimesh, ndërsa pritet të mbajnë njërin sy edhe tek rivali në kampionat për të shpresuar një ndalesë të radhës, përpara se të zbresin në fushë.
Kjo ndeshje do të luhet në orën 17:00, ndërsa sfida tjetër e programuar për tu zhvilluar në "Air Albania" tre orë më vonë, 20:00.