Komisioneri evropian për Energjinë paralajmëron: Kjo do të jetë një krizë afatgjatë, çmimet do të mbeten të larta…

- Bota Sot

Komisioneri evropian për Energjinë paralajmëron: Kjo do të jetë një krizë afatgjatë, çmimet do të mbeten të larta…

Bashkimi Evropian po analizon të gjitha opsionet e mundshme për të përballuar pasojat e luftës në furnizimin me energji, ndërsa përgatitet për një tronditje të zgjatur në tregjet globale. Këtë e ka bërë të ditur komisioneri evropian për Energjinë, Dan Jorgensen, në një intervistë për Financial Times.

Sipas tij, BE-ja po shqyrton masa të ndryshme, përfshirë kufizimin e konsumit të karburanteve si dhe lirimin e sasive shtesë të naftës nga rezervat emergjente, në përpjekje për të zbutur ndikimin e krizës.

“Kjo do të jetë një krizë afatgjatë… çmimet e energjisë do të mbeten të larta për një periudhë shumë të gjatë,” është shprehur Jorgensen.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme, veçanërisht lufta në Iran, po rrisin pasigurinë në tregjet energjetike globale dhe po shtojnë presionin mbi ekonomitë evropiane.

Autoritetet evropiane mbeten në gatishmëri për të ndërmarrë masa të shpejta, ndërsa synojnë të sigurojnë stabilitet në furnizim dhe të mbrojnë konsumatorët nga rritja e mëtejshme e çmimeve.



Read it all at Bota Sot