Pas ndeshjes Kosovë -Turqi, është zbuluar edhe biseda interesante mes dy protagonistëve të golit që vendosi fatin e kualifikimit për në Kupën e Botës 2026.
Sulmuesi Kerem Akturkoglu realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 53-të, pas një goditjeje nga Orkun Kokçu, duke i siguruar Turqisë fitoren 1-0 dhe kualifikimin në Botëror.
Pas golit, mediat turke publikuan komunikimin mes dy lojtarëve, që hedhi dritë mbi momentin vendimtar. Akturkoglu i tha bashkëlojtarit të tij:
“Nëse nuk do ta prekja topin, do të dilte jashtë. Për këtë arsye e preka atë.”
Ndërsa Kokçu iu përgjigj shkurt:
“E di, nuk ka problem.”
Të dy futbollistët kanë luajtur më herët së bashku te Benfica, çka e bën edhe më të veçantë bashkëpunimin e tyre në këtë moment vendimtar.
Ky episod tregon se ndërhyrja e Akturkoglu ishte vendimtare për trajektoren e topit dhe përfundimisht për fatin e ndeshjes, duke i dhënë Turqisë një kualifikim historik, ndërsa Kosovës i shuajti ëndrrën për pjesëmarrjen e parë në Botëror.