Zhgënjimi për humbjen e Kosovës dhe mosrealizimin e ëndrrës vërehej edhe në fytyrën e yllit tonë, Edon Zhegrova.
Bashkëlojtari i tij te Juventusi, Kenan Yildiz e la në gjysmë festën me skuadrën e tij, për të shkuar dhe për ta ngushëlluar Edon Zhegrovën.
Pamjet u bënë mjaft virale në rrjetet sociale, ndërsa tani ka reaguar edhe vet ylli turk.
Ai në profilin e tij zyrtar në Instagram, postoi një fotografi me Zhegrovën, në momentin kur po e ngushëllonte pas përfundimit të ndeshjes.