Ajo që nodhdi në miqësoren mes Spanjës dhe Egjiptit, ku tifozët vendas kënduan kore raciste, ka marrë vëmendjen e protagonistëve të ndeshjes mes Atlético Madrid dhe Barcelona-s.
Konferenca për shtyp e takimit, i cili luhet të shtunën mbrëma në orën 21:00, është fokusuar gjatë në episodin e pakëndshëm që ndodhi gjatë miqësores Spanjë-Egjipt ku tifozët vendas ofenduan në kor skuadrën mike.
I pari që u shfaq përballë gazetarëve ishte trajneri i Atlético, i cili pranoi se koret kundër myslimanëve në “RCDE Stadium de Cornellà-El Prat” ishin një “një çështje shoqërore dhe globale, nuk i përkasin vetëm Spanjës, Argjentinës apo Brazilit. Sot ka humbur respekti”
. Në fjalën e tij Diego Simeone vazhdoi: “Respekti që dikur kishim për prindërit, mësuesit, policinë, drejtorët e klubeve, trajnerët…
Sot është zhdukur dhe nuk e kemi më. Të gjithë duhet të punojmë në këtë drejtim dhe me besim në Zot mund të përmirësohemi”.
Në të njëjtën gjatësi vale ishte edhe Hansi Flick. “Në botën e futbollit, ne mbështesim përfshirjen e të gjithëve.
Ajo që ndodhi në atë ndeshje ishte frustruese. Bëhet fjalë për një numër i vogël idiotësh që nuk e kuptojnë këtë. Është koha për të reflektuar dhe për t’u përmirësuar. Jo vetëm në futboll, por edhe në jetë. Racizmi nuk ka vend në stadium. Ka të bëjë me të gjithë.
Ne të gjithë duam të respektohemi, pavarësisht nga ngjyra e lëkurës, raca apo feja jonë. Asgjë. Ne nuk e duam racizmin.
Është koha për të ndryshuar të gjithë këtë mënyrë të menduari”, tha gjermani.