Vetëm 4 javë nga fundi, gara për “Final 4” ndizet në kampionatin e vajzave

- Bota Sot

Vetëm 4 javë nga fundi, gara për “Final 4” ndizet në kampionatin e vajzave

Kur kanë mbetur edhe katër javë nga përfundimi i kampionatit të rregullt të futbollit të vajzave, gara për një vend në “Final 4” është më e hapur dhe emocionuese se kurrë.

Vllaznia është e vetmja skuadër që ka siguruar matematikisht pjesëmarrjen në fazën finale, ndërsa tre biletat e tjera mbeten ende të hapura, duke rritur ndjeshëm rivalitetin mes ekipeve pretendente.

Çdo pikë në këtë fazë ka peshë vendimtare.

Java e 15-të pritet të sjellë përballje interesante dhe vendimtare. Egnatia do të presë në shtëpi Vllaznia, në një sfidë ku shkodranet shihen si favorite. Takimi do të luhet të shtunën në orën 10:00.

Vëmendja kryesore do të jetë në Fier, aty ku Apolonia përballet me Partizani në orën 12:00. Një duel direkt mes dy skuadrave që synojnë “Final 4”, ku tre pikët janë mjaft të rëndësishme dhe pritet një ndeshje e luftuar deri në minutat e fundit.

Ndërkohë, Teuta do të përballet në shtëpi me Atletik Klub, në një sfidë ku durrsaket hyjnë si favorite në letër. Takimi do të zhvillohet të shtunën në orën 12:30.

Java do të mbyllet me përballjen mes Lushnja dhe Kinostudio, dy skuadra që janë jashtë objektivave për këtë sezon.

Java e 15-të

Egnatia – Vllaznia, 4 prill, ora 10:00

Apolonia – Partizani, 4 prill, ora 12:00

Teuta – Atletik Klub, 4 prill, ora 12:30

Lushnja – Kinostudio, 5 prill, ora 14:00



Read it all at Bota Sot