Harry Kane nuk do të jetë prezent në fushë për ndeshjen e Bayernit ndaj Freiburgut.
Kjo pasi që anglezi, ka pësuar një lëndim gjatë grumbullimit të tij me Kombëtaren e Anglisë.
Lajmin për lëndimin e tij e konfirmoi edhe trajneri i Bayernit, Vincent Kompany ku shpreson se anglezi mund të kthehet në superpërballjen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.
Ndeshja ndaj Freiburgut, do të luhet nesër në “Europa-Park Stadion”, në orën 15:30.