Jasir Asani: Nuk mungon as futbollisti dinamovit

- Bota Sot

Jasir Asani: Nuk mungon as futbollisti dinamovit

Ka kaluar 1 javë, që kur Shqipëria u mposht në Varshavë nga Polonia me rezultatin 1-2.

Një ndeshje që mund të kishte shkuar ndryshe, nëse Bajrami do të shënonte të dytin e sfidës kur rezultati ishte ende në favorin e kuqezinjve 1-0, falë golit në fundin e pjesë së parë nga Arbër Hoxha.

Një tjetër postim nga anësori i Kombëtares, Jasir Asani ka ngjallur kureshtje për të gjithë ndjekësit e lojtarit, i cili shfaqet sërish në foto me Nedim Bajramin, por edhe Naser Alijin.

Me mbishkrimin: "Shkup-Kumanovë-Tetovë, Gjithmonë bashkë për ty Shqipëri", Asani tregon edhe njëherë tjetër se si "rrënjët" e futbollistëve në fjalë kanë ndikuar në rritjen eksponenciale të Kombëtares shqiptare në vitet e fundit. 



Read it all at Bota Sot