Flick konfirmon rikthimin e dy mbrojtësve të Barcelonës

- Bota Sot

Flick konfirmon rikthimin e dy mbrojtësve të Barcelonës

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka dhënë një lajm të mirë para derbit me Atletiko Madridin.

Ai ka konfirmuar se dyshja e mbrojtjes, Balde dhe Kounde janë kthyer nga lëndimet.

“Gjëja pozitive është se Alejandro Balde dhe Kounde janë kthyer dhe ky është një lajm i mirë. Edhe Eric na është bashkuar.”, ka deklaruar Flick.

Tekniku gjerman foli edhe për gjendjen e Frenkie De Jong.

“Sa i përket Frenkie, duhet të presim. Ai mund të fillojë stërvitjen me ekipin javën tjetër, por duhet të presim dhe ta bëjmë hap pas hapi.”, shtoi Hansi Flick.

Kujtojmë që ndeshja Atletiko Madrid – Barcelona zhvillohet të shtunën nga ora 21:00.



Read it all at Bota Sot