Shqipëria U-16 luajti pasditen e sotme ndeshjen e dytë në turneun “UEFA Development” ndaj Suedisë.
Në takimin e zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Armand Dama u mposhtën me rezultatin 1-2.
Golin e vetëm për Shqipërinë e shënoi Gentian Sharka.
Suedia kaloi në avantazh në minutën e 27-të me Milo Pavloviq.
Kuqezinjtë krijuan disa raste për barazim në pjesën e parë, por pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës.
Në fraksionin e dytë të lojës, në minutën e 53-të, Shqipëria barazoi rezultatin me Gentian Sharkën. Kuqezinjtë zhvilluan një lojë të mirë dhe krijuan sërish raste, por në momentin më të mirë u ndëshkuan nga Suedia, që realizoi golin e dytë në minutën e 65-të me Maarrouf Yahya Abdou.
Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe ndeshja u mbyll me fitoren e Suedisë 2-1.
Shqipëria U-16 do të luajë ndeshjen e tretë dhe të fundit të turneut UEFA Development ndaj Austrisë më 6 prill, në orën 11:30, në “Shtëpinë e Futbollit”.