“Formacioni” i yjeve që humbën Botërorin

- Bota Sot

“Formacioni” i yjeve që humbën Botërorin

Me përfundimin e fazës play-off të Botërorit janë përcaktuar 48 skuadrat që do të marrin pjesë në edicionin e këtij viti, por si në çdo rast, shumë yje të futbollit europian dhe jo vetëm do ta shohin Botërorin nga shtëpia.

Gazeta spanjolle “MARCA” ka publikuar formacionin më të shtrenjtë të lojtarëve që nuk do të marrin pjesë në Botëror, vlera e të cilit është më shumë se 650 milionë euro.

Në portë nuk ka rivalë dhe është Xhanluixhi Donaruma, i cili ende nuk ka luajtur asnjë Botëror në karrierën e tij.

Në mbrojtje, të rreshtuar me katër futbollistë, janë Ratiu nga Rumania, Zabarni i Ukrainës dhe Alesandro Bastoni, së bashku me lojtarin sllovak Hancko.

Cilësia dhe vlerat e lojtarëve janë më të larta në dy repartet e tjera, ku mesfushorët që do të mungojnë në Botëror janë Mbuemo, Hjulmand, Szoboszlai dhe Kvaratskhelia.

Yjet e sulmit që do ta shohin Botërorin nga larg janë Osimhen dhe Benjamin Šeško, pa harruar polakun Robert Lewandowski.



Read it all at Bota Sot