Ulutash takohet me kryepeshkopin italian, theksohet roli i dialogut fetar për paqen

- Bota Sot

Ulutash takohet me kryepeshkopin italian, theksohet roli i dialogut fetar për paqen

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash ka takuar Gian Franco Saba, Kryepeshkop i Ordinariatit Ushtarak të Italisë të Kishës Katolike Romake.

Takimi u zhvillua me rastin e përshëndetjeve të tij për Pashkët për kontingjentin italian.

“Takimi i dha Komandantit një mundësi të vlefshme për të përshkruar situatën në rajon dhe për të theksuar rëndësinë e udhëzimit shpirtëror dhe fetar brenda KFOR-it”.

Gjeneral Major Ulutash nënvizoi se KFOR-i inkurajon dialogun midis të gjithë përfaqësuesve fetarë në Kosovë për të promovuar paqen, bashkëpunimin dhe progresin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në një njoftim të misionit të NATO-s në Kosovë.



Read it all at Bota Sot