Lidhur me eleminimin e Italisë ka folur edhe presidenti I UEFA-s, Ceferin.
Më shumë si politikan se sa si sportive slloveni ka folur por pakkush e ka kuptuar nëse ai e ka pasur seriozisht apo jo.
“Në një farë mënyre, më vjen keq që Italia u eleminua, nga ana tjetër, Bosnja ka një ekip të ri dhe të fortë dhe ka luajtur në shtëpi.
Kishte shumë më tepër presion mbi Italinë.
Bosnja meritonte të shkonte në Kupën e Botës, Italia humbi ndeshjen dhe u eleminua”. Nëse Remarku do ish gjallë do shkruante,
“Asgje e re nga Fronti perëndimit”.
Më pas ka vazhduar. “Nuk është absolutisht përgjegjësi e Gabriele Malagos dhe nuk do t’i lejoja vetes të sulmoja as lojtarët dhe as trajnerin.
Ndoshta janë politikanët italianë ata që duhet të pyesin veten pse Italia ka një nga infrastrukturat më të këqija të futbollit në Evropë” ka thënë ai. Mbase, por të paktën më të mira se në Bosnjë dhe Maqedoninë e Veriut janë!