Tirana u largua me 1 pikë nga transferta e Vlorës, pasi barazoi 1:1 ndaj Flamurtarit të vendit të fundit. Pas ndeshjes ishte Orges Shehi që tha fjalën e tij.
Trajneri i bardhebluve deklaroi:
“Duhet ta pranojmë rezultatin dhe pse na dhemb si shkoi dhe si u ndëshkuam. Ishim shumë pranë 3 pikëve dhe ndaj kundërshtarit direkt. Na dhemb, por duhet të shohim përpara.
Ne kishim menduar që të prisnim me bllok të mesëm dhe të shfrytëzonim me Tabekun dhe Mehmetin.
E nisëm lojën mirë, duhet të mbanim topin për të shkuar në thellësi ose të ndryshonim krahun e lojës.
Disa herë e bëmë. Patjetër që kundërshtari sulmon me shumë forca, menduam për sistem tjetër duke përforcuar qendrën. Na dhemb sepse atë rrezik parashikuam duke ndërruam sistemin.
Kundërshtari kërkonte të merrte topin dhe të fuste krosime nga linja anësore. Aty ku kishim frikë dhe u ndëshkuam.
Menduam të bëjmë zëvednësim dhe për shkak të gjendjes fizike. Tabeku erdhi pas dëmtimi dhe bëri mirë. Bashkë me Albarez ishin ndryshime për arsye fizike.
Kur kishim topin, duhet të kërkonim ndërrimin e lojës me diagonale. Në disa momente mungoi dhe pasimi i mirë. Minutat e fundit mendon për mbrojtjen e rezultatit, jo për më shumë si për të qenë në zotërim të topit apo për të ndryshuar taktikisht.
Që të ruanim gjerësinë dhe t’i shkonim Kasës në mbulim, menduam me 5. E thashë që kërkonim të kishim zonën afër portës me 3 qendra të forta.
Për të dhënë gjerësi dhe për të shkuar në presion ndaj Kasës, por edhe për të mbuluar hapësirat nga krosimet që mund të bënte kundërshtari”, u shpreh Shehi