Álvaro Arbeloa foli para ndeshjes së Real Madridit ndaj Mallorca, duke prekur edhe tema të tjera.
Për ndeshjen: “Lojtarët nga kombëtarët janë kthyer mirë. Mallorca ka nevojë për pikë si ne. Kemi 9 finale përpara dhe kjo është e para”. Për Kylian Mbappé:
“Lajmet për gjurin janë të rreme. Duhet të fokusohet te golat, ka angazhim maksimal”.
Për rikthimin e Éder Militão: “E shoh në formë, është ndoshta mbrojtësi më i mirë në botë”. Për Vinícius Jr. dhe Brahim Díaz: “Na duhen të gjithë, kemi shumë ndeshje dhe nuk lejohen më gabime”.
Për incidentet: “Spanja nuk është një vend racist. Duhet t’i luftojmë këto sjellje, por nuk duhet t’i përgjithësojmë. Spanja është një vend tolerant”.
Bellingham pa minuta me Anglinë: “Unë nuk kisha asnjë plan, plani ishte i trajnerit anglez.
Për mua nuk ka problem që nuk ka luajtur. Ai do të jetë një lojtar kyç dhe duhet të rikuperojë nivelin e tij më të mirë, kjo bëhet duke luajtur. Ka qëndruar shumë kohë pa luajtur dhe do ta shohim hap pas hapi”.
Në fund shtoi: “Jemi aty ku donim, në garë për titull dhe Champions. Tashmë, çdo ndeshje është vendimtare”.