Dygolëshi i Dembeles i jep fitoren PSG-së, parisienët shkëputen në krye

- Bota Sot

Dygolëshi i Dembeles i jep fitoren PSG-së, parisienët shkëputen në krye

Ousmane Dembele ka qenë heroi i Paris Saint-Germain në fitoren 3-1 ndaj Toulouse, duke realizuar dy gola dhe duke ndihmuar ekipin të shkëputet me katër pikë në krye të Ligue 1.

Trajneri Luis Enrique ka bërë disa rotacione në formacion, duke lënë në stol lojtarë si Marquinhos, Vitinha dhe Nuno Mendes, në prag të ndeshjes së rëndësishme në Champions League kundër Liverpool.

PSG ka kaluar në epërsi me një gol spektakolar të Dembele, i cili ka shënuar me një goditje të fortë nga afërsia pas një asistimi të Achraf Hakimi. Megjithatë, Toulouse ka reaguar shpejt dhe e ka barazuar me anë të Rasmus Nicolaisen pas një gabimi të portierit Matvey Safonov.

Para përfundimit të pjesës së parë, Dembele ka realizuar golin e dytë personal, duke i rikthyer avantazhin PSG-së.

Në pjesën e dytë, vendasit e kanë kontrolluar lojën dhe kanë krijuar disa raste, ndërsa Dembele i është anuluar një gol për pozitë jashtë loje.

Goli i tretë ka ardhur në kohën shtesë, kur Gonçalo Ramos e ka vulosuar fitoren me një goditje të saktë.

Me këtë fitore, PSG vazhdon formën e mirë me pesë fitore në gjashtë ndeshjet e fundit. Tani vëmendja e parizienëve kalon te përballja e madhe në Champions League kundër Liverpool, që zhvillohet të mërkurën në Paris.



Read it all at Bota Sot