Futbollisti i klubit të veteranëve KFV Barileva, Liridon Gubetini, dje ka vdekur pasi ka humbur ndjenjat gjatë një ndeshje futbolli.
Ai nuk ka shpëtuar nga sulmi kardiak duke ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për këtë rast tragjik.
”Është raportuar se viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë duke luajtur në fushën e sportit, pa pritur i është keqësuar gjendja shëndetësore, është rrëzuar në tokë dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, rasti nën hetime.”, thuhet në raportin e Policisë.