Superliga e futbollit të Kosovës rikthehet në aksion.
Sot zhvilllohen tre ndeshje të javës së 27-të.
Në Suharekë, Ballkani do të jetë nikoqire e Dukagjinit. Skuadra suharekase renditet e dyta në tabelë me 45 pikë, ndërsa ajo nga Klina, renditet e gjashta me 38 pikë.
Dy skuadrat që po luftojnë për mbijetesë, Llapi dhe Ferizaji, përballen mes vete, derisa Prishtina e Re luan me Gjilanin.
Të gjitha ndeshjet zhvillohen nga ora 15:00