Superliga e Kosovës, këto janë ndeshjet e sotme

- Gazeta e Prizrenit

Superliga e Kosovës, këto janë ndeshjet e sotme

Superliga e Kosovës rikthehet sot (e shtunë) me ndeshje të xhiros së 27-të pas një pushimi të shkurtër.

Sipas kalendarit të publikuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, sot do të luhen tre ndeshje.

Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme do të zhvillohen në ora 15:00 dhe do të transmetohen ekskluzivisht në platformën Artmotion.

Llapi do të pres Ferizajn në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujeve, ndërsa Dukagjini do të jetë mysafire e FC Ballkanit në Suharekë, kurse Prishtina në Re do të jetë nikoqire e Gjilanit në stadiumin e tyre ne Hajvali.



Read it all at Gazeta e Prizrenit