Kevin De Bruyne është në formë dhe gati për një fund sezoni që mund të rezervojë surpriza.
Napoli ka reduktuar disi pikët distancë ndaj liderit Inter dhe të hënën në “Maradona” ka mundësinë të kalojë Milanin, duke konsoliduar vendin e dytë. Ndeshja vjen pas përballjes së Interit me Romën.
“Aktualisht përballja me Milanin vlen për vendin e dytë, por gjithçka varet nga Interi, që e ka fatin në duart e veta. Nëse do t’i fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura, do të shpallet kampion. Ne mund të bëjmë vetëm maksimumin për të fituar sa më shumë ndeshje tonat, – tha De Bruyne për “Gazzetta dello Sport”. –
Para pak javësh ishim -14 pikë, tani -7 pikë.
Gjithmonë është e vështirë, por në futboll gjërat ndryshojnë shpejt. Duhet të përqendrohemi te qëllimi ynë; katër vendet e para katër për Champions-in, sezonin e ardhshëm”.
Pas një dëmtimi të gjatë, De Bruyne ndihet sërish protagonist:
“Napoli kishte projektin më të mirë për mua dhe familjen time. Dua të luaj në nivele të larta dhe Napoli ma ofronte këtë mundësi.
Kam tre fëmijë dhe dua të bëj më të mirën për ta. Ndryshimi pas 10 vitesh në Manchester nuk ishte i lehtë, por tani jemi përshtatur dhe ndihemi të lumtur”.
Titulli është prioriteti kryesor, por në horizont duket edhe Botërori, ku Italia nuk do të jetë e pranishme: “A është mungesë surprizuese? Niveli në Europë po rritet, nuk është e lehtë të fitosh çdo ndeshje.
Mospjesëmarrja e Italisë në Botëror është një humbje e madhe. Futbolli italian në krizë? Ndoshta…, nuk i kam detajet e plota, strukturën dhe filozofinë nga të rinjtë deri te niveli më i lartë”.