Partizani ka gati “armën” sekrete për Vllazninë

- Bota Sot

Partizani ka gati “armën” sekrete për Vllazninë

Vusal Iscandarli pritet ta nisë nga minuta e parë sot kundër Vllaznisë, teksa Partizani do të përballet me shkodranët, ndeshje e vlefshme për javën e 30-të të Superiores.

Një sfidë që pritet me mjaft interes nga të gjithë sportdashësit ku do të vendosë shumë për fatet e të dy skuadrave.

Anësori i fazës ofensive prej disa javësh ka munguar tek të kuqtë, megjithatë u grumbullua nga kombëtarja e Azerbajxhanit ku arriti edhe të shënonte.

Ai është kthyer në stërvitje me të kuqtë ku ka marrë edhe ngarkesën e duhur.

Edhe pse trajneri Oltijon Kërnaja preferon që formacionin titullar ta zbulojë gjithmonë pak para takimit, me gjasë Iscandarli pritet të jetë në fushë. Cilësitë e treguara në këtë sezon të Superiores, padyshim e bëjnë atë një futbollist të rëndësishëm për organikën e kuqe.

Kujtojmë që ndeshja Partizani – Vllaznia është programuar të zhvillohet në orën 17:00 në stadiumin “Arena e Demave”.



Read it all at Bota Sot