Dinamo për “jetë a vdekje” me Elbasanin

- Bota Sot

Dinamo për “jetë a vdekje” me Elbasanin

Dinamo do të luajë sot kundër Elbasanit, ndeshje e vlefshme për javën e 30-të të Superiores.

Një sfidë që pritet me mjaft interes nga të gjithë sportdashësit për vetë pozitat që të dy ekipet kanë në tabelën e klasifikimit.

Dinamovitët do të tentojnë fitoren për t’iu afruar Partizanit të vendit të katërt me shpresën e një hapi fals të tyre ndaj Vllaznisë, ndërsa verdheblutë e Gvozdenoviç do të provojnë të marrin pikë ndaj skuadrës së Ilir Dajës për të vijuar rrugën drejt objektivit madhor, titullit kampion.

Disa orë para sfidës, kryeqytetasit kanë bërë një postim në rrjetet sociale duke treguar axhendën e takimit që starton në orën 20:00 dhe luhet në “Air Albania”, ndërsa në sy bie video e zgjedhur.

Është pikërisht ylli i skuadrës, Dejvi Bregu që shfaqet duket goditur nga pika e bardhë e penalltisë, ekzekutim që çon sferën në rrjetë.

E me sa duket është zgjedhur pikërisht vlonjati, një nga më të mirët e kampionatit shqiptar për të “kërcënuar” në këtë mënyrë rivalin elbasanas që vjen në Tiranë i uritur për pikët e radhës.



Read it all at Bota Sot