Kryetari i komunës shqiptare ofron 15 milionë lekë

- Bota Sot

Kryetari i komunës shqiptare ofron 15 milionë lekë

Kryetari i Shkodrës, Benet Beci ka bërë një premtim të madh për skuadrën e Vllaznisë.

Ai ka njoftuar se do të ndaj një premio prej 15 milionë lokë, nëse Vllaznia arrit të shpallet kampiome e Shqipërisë në futboll.

“Ky premtim ka ardhur para ndeshjes derbi ndaj Partizanit.

Kam propozuar një premio të veçantë prej 15 milion lek të reja për Vllazninë në rast të shpalljes kampione, si një mbështetje konkrete për të bërë realitet ëndrrën që pret i gjithë qyteti.

Emocionet kuqeblu rikthehen sot dhe sytë e gjithë Shkodrës janë te djemtë tanë.

Sot Vllaznia përballet me Partizanin në një tjetër finale shumë të rëndësishme në këto javë vendimtare të kampionatit. Një ndeshje që vlen shumë dhe që na bashkon të gjithëve në mbështetje të skuadrës së qytetit tonë.

Forca djem!

E gjithë Shkodra është me ju!”, ka shkruar Benet Beci.

Kur kanë mbetur edhe shtatë ndeshje deri në fund të kampionatit, Vllaznia ndan kreun e tabelës bashkë me skuadrën e Elbasanit, me nga 53 pikë, që ndiqen nga Egnatia me 51 pikë.



Read it all at Bota Sot