Shqiptari i Kosovës shënon në Kampionatin e Australisë

- Bota Sot

Shqiptari i Kosovës shënon në Kampionatin e Australisë

Futbollisti nga Kosova. Elbasan Rashani, ka shënuar golin e parë në kampionatin australian.

Rashani bëri lojë të mirë duke iu gëzuar fitores së madhe.

Melbourne City ka triumfuar me rezultat të thellë 3:0 ndaj WS Wanderers-it, në takimin e javës së 23-të të Kampionatit të Australisë në futboll.

Rashani ka shënuar në minutën e 49-të duke thelluar fitoren.

Golat i realizuan Kuen (23), Younis (33), Rashani (49). Rashani u zëvendësua në minutën e 66-të.

Melbourne City është në vend të shtatë me 29 pikë dhe WS Wanderersi fundit (i 12-ti) me 21 sosh.



Read it all at Bota Sot