Sergi Darder, futbollist i Mallorca-s, ka folur për mediumin e madh spanjoll “Marca dhe Radio Marca” duke e lartësuar sulmuesin e kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqin.
Sot në orën 16.15 do të përballen Mallorca dhe Real Madridi në kuadër të kampionatit spanjoll.
“Muri po vuan, por është luftëtar, ju e njihni historinë e tij që nga fëmijëria.
Ai u rikuperua shumë shpejt nga penalltia në Elche, dhe sinqerisht kam mbetur i befasuar për mirë nga karakteri i tij”, ka thënë Darder.