Superliga e Kosovës rikthehet sot më katër prill pas pauzës ndërkombëtare, me tri ndeshje të vlefshme për xhiron e 27‑të të kampionatit.
Në Suharekë ekipi i Ballkanit synon rikthimin te fitorja pas humbjes në xhiron e fundit, ndërsa Dukagjini është pa rezultat pozitiv në shtatë ndeshje radhazi dhe kërkon rikthim në formë.
Llapi pret në Podujevë, ekipin e Ferizajit në një duel ku vendasit synojnë të shfrytëzojnë terrenin për të marrë tri pikë të rëndësishme, ndërsa mysafirët do të tentojnë të befasojnë.
Përballje tjetër interesante gjatë të shtunës do të zhvillohet në mes Prishtinës së Re dhe Gjilanit, me të dy skuadrat që synojnë të marrin pikë për objektivat e tyre sezonale.
Të gjitha përballjet zhvillohen me fillim nga ora 15:00 dhe premtojnë betejë për pikë vendimtare në renditje.