Chivu: Vetëm për Interin dramatizohet situata

- Bota Sot

Chivu: Vetëm për Interin dramatizohet situata

Pas pauzës, rifillon kampionati italian. Interi pret Romën për t’u rikthyer te fitorja dhe frenuar Milanin e Napolin pas vetes.

Pas barazimit me Fiorentinën dhe dy javëve jo pozitive për zikaltërit, sidomos pas humbjes në Bosnjë të Italisë, Chivu u shpreh:

“Kam të bëj me kampionë të mëdhenj në aspektin njerëzor.

E kanë treguar gjithmonë se dinë të ngrihen pas zhgënjimit.

Kanë mësuar që të jesh pjesë e një skuadre do të thotë edhe të biesh ndonjëherë, por rëndësi ka reagimi, karakteri dhe respekti për klubin, si dhe dashuria e tifozëve

. E dinë që zhgënjimet janë pjesë e lojës, është sport dhe duhen pranuar.

Nuk jam i shqetësuar”.

Trajneri zikaltër sheh përpara: “Rezultatet janë pjesë e kësaj maratone, sikurse është kampionati.

Kemi pasur ecuri shumë të mirë, drama për një barazim bëhet vetëm me Interin. Jemi të parët dhe kjo ka rëndësi”.

Për situatën në ekip dhe kapitenin: “Çdo lojtar është i domosdoshëm për mua, njësoj si Lautaro, Luis Henrique apo Diouf. Të gjithë duhet të jenë gati fizikisht e mendërisht”.



Read it all at Bota Sot