Në Superligën e Kosovës zhvillohet një ndeshje me rëndësi të madhe për skuadrat në luftë për mbijetesë, ku Llapi do të presë Ferizajin.
Nikoqirët e Llapit vijnë në këtë ndeshje pas dy humbjeve radhazi ndaj Gjilanit dhe Malishevës, ndërsa Ferizaj ka një serë pozitive prej tri fitoreve të njëpasnjëshme. Fitorja sot ka rëndësi jetike për të dy ekipet, të cilët ndodhen në zonën e rrezikut në tabelë dhe kërkojnë pikë për të konsoliduar pozitat e tyre në elitë.
Formacionet zyrtare:
Llapi: Coric; Aliu, Idrizi, Emini, Ramadani, Sadriu, Rama, Hyseni, Blakçori, Musolli, Hyseni.
Ferizaj: McKenzie; Neziri, Shabani, Berisha, Sejdijaj, Iljazi, A. Shabani, Sadiki, Peposhi, Ognus, Fejzaj.
Takimi zhvillohet në kuadër të javës së 27‑të dhe fillon nga ora 15:00.