Ballkani ndal tre pikë, rikthehet në krye të tabelës

- Bota Sot

Ballkani ndal tre pikë, rikthehet në krye të tabelës

Ballkani i Therandës ndal tre pikë si vendas, ngadhënjeu me 2:1 ndaj Dukagjinit të Klinës.

Ndeshje e mirë mes këtyre skuadrave që u luajt në stadiumin në Therandës.

Futbollisti Almir Kryeziu shënoi në minutën e 52-të për Ballkanin dhe Albion Pllana në minutën e 75-të për udhëtuesit.

Në minutën e 90+5 Bleart Tolaj shënoi për 2:1, tre pikë të arta për therandasit.

Dukagjini me kryetrajner të ri Arsim Thaçi kthehet pa pikë.

Pas javës së 27-të në elitën e futbollit të Kosovës. Ballkani është në krye me 48 pikë, sa ka edhe Drita që gjendet një vend më poshtë, por kjo e fundit ka një ndeshje më pak.

Nga ana tjetër, Dukagjini mban vendin e gjashtë me 34 pikë, por jo larg skuadrave të rrezikuara për largim nga elita.



Read it all at Bota Sot