Skënderbeun e nderon penalltia

- Bota Sot

Skënderbeun e nderon penalltia

Startojnë 3 supersfidat e Kategorisë së Parë. Lufta është e hapur mes Skënderbeut, Laçit dhe Pogradecit, ku të treja skuadrat kërkojnë të ngjiten në Superiore.

Skënderbeu vjen si lider me 67 pikë dhe me një ritëm të qëndrueshëm gjatë gjithë sezonit. Përballë një Ilirie që lufton për zonën “play off”, korçarët nuk kanë luksin e gabimit, sidomos në shtëpi.

Nga ana tjetër Laçi është vetëm 3 pikë larg vendit të parë dhe çdo hap fals mund të rezultojë fatal në garën për titull. Barazimi i fundit ka shtuar presionin dhe ndaj Burrelit objektivi është i qartë, vetëm fitore.

Pogradeci, me 61 pikë dhe 7 fitore radhazi, është në ndjekje të dyshes kryesuese dhe çdo gabim mund ta nxjerrë jashtë garës për dy vendet e para.

Përballë ka një Kastriot të paparashikueshëm, që lufton për zonën “play-off” dhe që shpesh është i rrezikshëm ndaj skuadrave të forta.

Ndeshja pritet e balancuar, por liqenorët kanë avantazhin e fushës dhe motivimin për të qëndruar në garë.



Read it all at Bota Sot