Në Bundesliga po zhvillohet një përballje interesante mes Hoffenheim dhe Mainz, ku dy skuadrat kërkojnë pikë të vlefshme në luftën për renditje.
Mainz ka kaluar në epërsi për 1-0 në minutën e 13’ me golin e Tietz duke u renditur rreth vendit të 11‑të dhe synon një rezultat pozitiv për tu ngjitur në tabelë.
Ndërkohë Fisnik Asllani, shënoi një gol të jashtëzakonshëm për Hoffenheimin ndaj Mainzit në minutën e 23’ për 1:1 duke arritur ta barazojë rezultatin, derisa ky është goli i nëntë nga ylli kosovar në Bundesligë.
Ky është një nga takimet kyçe të xhiros së sotme në Bundesligë, me të dy skuadrat që kërkojnë pikë për objektivat e tyre sezonale. Hoffenheim kërkon rezultat për një vend më të lartë, dhe Mainz për të ngjitur në tabelë.
Në këtë ndeshje, vëmendje të veçantë vazhdon të marrë edhe Fisnik Asllani, i cili mbetet një nga talentët më premtues, pavarësisht paraqitjes në humbjen e fundit të Kosovës ndaj Turqisë.
Takimi po zhvillohet në stadiumin “PreZero Arena”, nga ora 13:30.