Freiburg është i shokuar për faktin se deri në minutën e 81-të ishin ë epërsi me rezultat 2:0 ndaj Bayern Munihut.
Bayern Munihu spektakolar, për 10 minuta përmbysi gjithçka duke triumfuar me rezultat 2:3 në konak të Freiburgut, në takimin e javës së 28-të të Bundesliga I.
Futbollisti Harry Kane i mungoi shumë sot Bayernit.
Vendasit festën e shndërruan në dëshpërim për faktin se fitoren e kishin në dorë.
Për Freiburg shënuan Manzambi (46), Holer (71) dhe për udhëtuesit Bischof (81’ e 90+2) e Karl (90+8).
Bayerni kryeson me 73 pikë, ka 11 më shumë se Dortmundi dhe Freiburg është në vend të tetë me 37 pikë.