Antoine Griezmann tregon formulën e suksesit ndaj Barcelonës

- Bota Sot

Antoine Griezmann tregon formulën e suksesit ndaj Barcelonës

Antoine Griezmann, i cili është votuar “lojtari me pesë yje” i muajit mars nga tifozët e Atletikos, ka folur për mediat zyrtare të klubit për të analizuar momentin që ai dhe skuadra e tij po përjetojnë përpara se të përballen me Barcelonën.

Francezi po jeton muajt e tij të fundit si kuqezi dhe mendon se momenti i formës është fantastik.

“Jam shumë i kënaqur me performancën e ekipit dhe timen personalisht.

Po hyjmë në momente kyçe dhe shpresoj të vazhdoj në këtë nivel”.

Në të njëtën kohë ai mendon se çelësat Atletikos në përballjen me Barçën janë në duart e tyre.

“Duhet të jemi vetvetja, të jemi një skuadër e ashpër në mbrojtje, të jemi së bashku në sulm dhe në mbrojtje. Për të vendosur shumë ritëm në lojë.

Të luash para tifozëve tanë është një plus. Ndihem i rëndësishëm për trajnerin.

Unë po luaj shumë më tepër sesa kam luajtur në fillim.

Me punë, besim dhe gëzim mund të arrij nivelin tim më të mirë. Vazhdoj të punoj dhe përpiqem të ndihmoj ekipin sa më shumë që të jetë e mundur me gola, asistime ose punë”. Në fund ai ka dhënë edhe një konsideratë për ndeshen e së shtunës.

“Unë gjithmonë dua të bëj më shumë, të punoj më shumë, të luaj më shumë.

Kam shumë besim në grup, në trajner, në tifozët për ndeshjet në shtëpi dhe ata që udhëtojnë” – ka thënë Antoine Griezmann.



Read it all at Bota Sot