“Luftë” e madhe për Muçin, Trabzonspori zyrtarizon vendimin

- Bota Sot

“Luftë” e madhe për Muçin, Trabzonspori zyrtarizon vendimin

Ernest Muçi nuk është i gatshëm sot për Trabzonsporin, ndërsa luhet ndeshja më e rëndësishme me Gallatasarajn.

Deri të enjten, në Turqi ishin të sigurt se Muçi do të sakrifikonte.

Madje raportohej për të qenë titullar.

Çdo gjë ndryshoi dje, kur Muçi nuk u stërvit me skuadrën. Trabzonspori ka vendosur kështu të mos i rrezikojë karrierën.

Kujtojmë se nga Kombëtarja u largua pikërisht për shkak dëmtimi. Te Trabzonspori bëri të pamundurën, por nuk ia doli për sot.



Read it all at Bota Sot