Nuk gabojnë skuadrat e kreut, fitojnë Kukësi dhe Lushnja

- Bota Sot

Nuk gabojnë skuadrat e kreut, fitojnë Kukësi dhe Lushnja

Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Kategorinë e Parë, të vlefshme për javën e 29-të të kampionatit, të cilat kanë dhuruar rezultate interesante.

Skënderbeu vuan, por arrin që të kalojë në frymën e fundit Ilirinë, falë një goli të shënuar nga Beshiraj në kohën shtesë. Korçarët fitojnë 1-0 dhe ruajnë kreun e klasifikimit, tashmë në kuotën e 70 pikëve.

Laçi rikthehet te fitorja dhe mposht 3-1 Burrelin në shtëpi. Kurbinasit ngjiten në kuotën e 67 pikëve në vendin e dytë në klasifikim.

Pogradeci vazhdon serinë e fitoreve dhe mposht me rezultatin e thellë 5-1 Kastriotin në këtë javë të kampionatit. Liqenorët vazhdojnë të shpresojnë te ngjitja direkte në elitë, pasi diferenca me kreun është 6 pikë, ndërsa me vendin e dytë vetëm 3 pikë.

Kukësi fiton një tjetër derbi mbijetese, mposht 2-0 Apoloninë dhe hedh një hap të madh drejt qëndrimin në Kategorinë e Parë. Verilindorët shkojnë 27 pikë dhe parakalojnë fierakët në renditje.

Një fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë ka arritur edhe Lushnja, që ka mposhtur në shtëpi 2-1 Korabin.

Nesër luhet sfida Luftëtari-Besa, që mbyll javën e 29-të të kampionatit. Ndeshjen mund ta ndiqni në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar në orën 15:00.



Read it all at Bota Sot