Në Spanjë, për Kosovën, për Kosovën!

- Bota Sot

Në Spanjë, për Kosovën, për Kosovën!

Gol i minutave shtesë, ku Vedat Muriqi  dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fuqishme, la portierin Andriy Lunin të pafuqishëm dhe e bëri sulmuesin kosovar të shpërthente në lot.

Pas një periudhe të vështirë emocionale, ku ai u sulmua nga tifozët për akuzat se “i shiti taktikat” te Turqia, Muriqi nuk mundi t’i ndalonte lotët.

Në momentin kur ra në gjunjë nga emocionet, pranë tij iu afrua bashkëlojtari Mojica, i cili u dëgjua duke bërtitur “Për Kosovën!

Për Kosovën!”, duke lënë të kuptohet se ky gol ishte dedikim për vendin tonë.



Read it all at Bota Sot