Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviq, është shpallur trajneri më i mirë i muajit mars në elitën e futbollit shqiptar, i njohur si “Abissnet Superiore”.
Përzgjedhja për çmimin e dhënë është bërë nga Drejtoria Teknike e FSHF-së.
Çmimi iu dorëzua nga Alban Tafaj, specialist i Departamentit të Edukimit në FSHF, para ndeshjes Dinamo City – AF Elbasani në “Air Albania”.
Gjatë marsit, Elbasani regjistroi rezultate të shkëlqyera, duke fituar dy ndeshje ndaj Tiranës dhe Flamurtarit, dhe barazuar një takim me Egnatian.
“Ky trofe vjen si vlerësim për punën e trajnerit Gvozdenovic dhe për përkushtimin e ekipit, që vazhdon të jetë një nga pretendentët kryesor në kampionat”, shkruan FSHF-ja.