Atletico - Barcelona, formacionet

- Bota Sot

Atletico - Barcelona, formacionet

Sonte do të luhet serie e parë e “triologjisë” Atletico Madrid-Barcelona, të cilat do të përballen tri herë mes tyre brenda 10 ditëve. Sfida e sotme do të luhet në “Metropolitano” dhe është e vlefshme për javën e 30-të në La Liga.

Atletico ka mbetur pas këtë sezon dhe renditet në vendin e 4-të. Barcelona në rast se fiton sot, do të çojë në 7 pikë diferencën ndaj vendit të dytë, Real Madrid, që u mposht 2-1 nga Mallorca.

Përsa i përket supersfidës në “Metropolitano”, janë mësuar edhe formacionet zyrtare, ku të dyja ekipet kanë disa mungesa të rëndësishme. Për katalanasit mungojnë Frenkie de Jong dhe Raphinha të dmëtuar, si dhe i zakonshmi Andreas Christensen.

Te Atletico mungojnë Marcos Llorente dhe Johnny Cardoso për shkak kartonësh, për shkak dëmtimesh mungojnë Marc Pubill, Jan Oblak dhe Pablo Barrios. Me mendjen të sfida e mesjavës për Champions League, Diego Simeone ka lënë në stol disa nga yjet e ekipit.

ATLÉTICO MADRID: Musso; Nico G, Lenglet, Le Normand, Molina; Baena, Koke, Vargas, Giuliano; Griezmann, Almada

BARCELONA: Joan García; Araujo, Gerard Martin, Cubarsí, Cancelo; Eric García, Pedri; Lamine Yamal, Fermín, Rashford; Olmo.



Read it all at Bota Sot