Atletico me një lojtar më pak dorëzohet në fund në duel me Barcelonën

- Bota Sot

Atletico me një lojtar më pak dorëzohet në fund në duel me Barcelonën

Atletico Madridi nuk e ndali një pikë të madhe ndaj Barcelonës.

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore në Madrid me rezultat 2:1 ndaj Atleticos, në takimin e javës së 30-të të elitës së futbollit.

Atletico mbeti pa një futbollist nga minuta e 45+7 pasi që Gonzalez u përjashtua direkt me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër pranë 16-shit ndaj Yamalit.

Për Atleticon shënoi Simeone në minutën e 39-të dhe për Barcelonën Rashforcd në minutën e 42-të e Lewandowski në atë të 87-tën. 

Barcelona kryeson me 76 pikë, duke lënë prapa Realin me 69 sosh. 

Atletico Madridi është ne vend të katërt me 57 pikë të grumbulluara.



Read it all at Bota Sot