Lirim Qamili, Sefer Emini e Olti Hyseni u paraqitën për ekipin e Sonderjyskes në barazimin 2:2 kundër Midtjylland-it.
Futbollisti shqiptar Lirim Qamili humbi penalltinë në rezultatin 2:0, dhe më pas Sefer Emini asistoi për golin e dytë të mysafirëve.
Ishte minuta e 67-të kur Qamili nuk arriti të shënonte nga pika e bardhë.
Më pas në minutën e 81-të Sefer Emini hyri në lojë.
Një gol për të ngushtuar diferencën pasoi menjëherë, dhe më pas në minutën e 89-të të ndeshjes Emini asistoi për barazimin 2:2.
Hyseni u aktivizua në minutën e 46-të e Qamili u paraqit standard.
Sonderjyske importoi një pikë.
Pas javës së 25-të të Superligës daneze, Midtjylland është në vend të dytë me 48 pikë dhe ka dhjetë më shumë se Sonderjyske që gjendet një pozitë më poshtë.