Janë luajtur tri ndeshje të vlefshme për javën 30 të Abissnet Superiore. Partizani u mposht nga Vllaznia, Egnatia triumfoi ndaj Bylisit dhe Dinamo i tregoi forcën Elbasanit.
Këto sfida kanë ndihmuar tre ekipe, me objektiva për “Final Four”.
Vllaznia kryeson sërish e vetme. Egnatia ndjek me 2 pikë më pak dhe Elbasani me 3 pikë, ndërsa Partizani i vendit të katërt qëndron 12 pikë prapa kryesuesve.
Dinamo është afruar sërish me zonën “Final Four”. Aktualisht numëron 1 pikë më pak se Partizani.
Humbja e Bylisit bën që Tirana të gëzojë pikën e fituar pasi qëndron 2 pikë larg zonës së ftohtë, ndërsa edhe Vora mund të përfitojë.
Nga dje kujtojmë se Flamurtari barazoi ndaj Tiranës. Në anën tjetër, Vora do të masë forcat nesër me Teutën..