AS e përshkruan me pesë fotografi momentin: Një Vedat Muriqi heroik që i jep fitoren Mallorcës

- Bota Sot

AS e përshkruan me pesë fotografi momentin: Një Vedat Muriqi heroik që i jep fitoren Mallorcës

Real Madridi duket se e ka humbur titullin në Palma pa ofruar futboll të mirë, ndërsa merita ka edhe skuadra e organizuar e Mallorcas, e cila arriti të vulosë fitoren me një gol vendimtar nga Vedat Muriqi (2-1).

Mbappe ishte shpresa e vetme sulmuese e Real Madridit, por nuk mundi të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes, ndërsa rivali i tij për Pichichi, Muriqi, ishte ai që gjeti rrjetën.

Mallorca, e cila dukej se po e linte fitoren t’i shpëtonte nga duart, arriti të dilte nga zona e rënies nga kategoria. Dhe, siç pritej, kjo ishte falë Muriqit, shkruan AS.

“Pirati” i skuadrës mori topin brenda zonës dhe lëshoi një gjuajtje të fuqishme që përfundoi në rrjetë. Pas disa javësh të vështira, ylli ynë shpërtheu në lot nga emocionet, duke treguar sa shumë kjo fitore dhe ky gol përfaqësonin për të dhe për skuadrën.

Mediumi i njohur AS, e ka përshkruar me pesë fotografi momentin epik të sulmuesit të njohur që shënoi golin e 19-të sezonal.



Read it all at Bota Sot