Teuta shkon në Vorë për ndryshim bilancesh

- Bota Sot

Teuta shkon në Vorë për ndryshim bilancesh

Teuta udhëton drejt Vorës për ndeshjen e radhës në kampionat, e vlefshme për javën e 30-të të Abissnet Superore.

Edhe pse statistikat e javëve të fundit flasin për një situatë të turbullt rezultatesh, tek skuadra e Enkeleid Dobit nuk tolerohen më lëshimet, pasi një rrëshqitje tjetër do të thoshte një kapitullim të objektivit për të siguruar një vend në kupat e Europë.

Vendi i katërt është 6 pikë larg, kur kanë mbetur dhe 8 javë derisa sezoni të shkruajë verdiktet e fundit se kush do të jenë skuadrat që do të garojnë në finalet e “Final Four”, teksa tek durrsakët ende ekziston ideja se mund të bëjnë akoma më shumë për të tentuar “magjinë” në fazën e katërt.

Ndalesa e Partizanit me Vllazninë në “Arena e Demave” shërbeu si një “stimul” që rriti vetbesimin në kampin blu, por fitorja e Dinamos 4-1 në kryeqytet me Elbasanin, ka frenuar disi entuziasmin te nëndetësja.

Në Vorë, “djemtë” e Dobit do të bëjnë gjithçka që është e mundur që rikthimi te fitorja të vijë në këtë takim, por fakti që kundërshtarët që kanë përballë do t’ia bëjnë të vështirë këtë duel për të marrë tri pikët e mbijetesës është një detaj që s’duhet nënvlerësuar.



Read it all at Bota Sot