Moderatorja dhe gazetarja sportive Qeqa Krelani i ka dalë në mbrojtje sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, pas kritikave dhe deklaratave fyese të disa individëve ndaj tij.
Krelani ka reaguar ashpër ndaj atyre që e kanë kritikuar Muriqin, duke thënë se disa prej tyre, sipas saj, kanë shitur biletat turqve dhe biznesmenëve për shuma deri në 500 euro, ndërsa tani dalin dhe e shajnë lojtarin.
Ajo kritikoi veçanërisht ndjekësit që e kanë quajtur Muriqin “turk”, duke e konsideruar këtë gjuhë të papranueshme ndaj një futbollisti që ka dhënë shumë për Kombëtaren e Kosovës.
Sipas Krelanit, Vedat Muriqi është një ndër “numrat 9” më të mirë në historinë e futbollit shqiptar dhe meriton respekt për kontributin e tij në fanellën e Kosovës.
“Tregojuni fëmijëve nëpër shkolla që Vedat Muriqi është 9-shi më i mirë në historinë e futbollit mbarë shqiptarë.
Ata që e kritikojnë janë raca e njerëzve që biletat ua kane shit turqve e plot biznesmenëve për 500 euro. Qe kush e kritikon Muriqin.
Ata që e shajnë nuk e kanë çu Kosovën në finale të Play-Off-it për herë të parë në histori, por e çoi Muriqi me shokë.
Ata që e shajnë nuk i kanë dhënë 19 gola për sezon në La Liga, aty ku luan ekipi më i suksesshëm në histori të Ligës së Kampioneve, Real Madrid. E besa është veç 4 gola mbrapa ish Kampionit të Botës Mbappe.
Ata që e shajnë nuk u shënojnë gola Real Madridit, Barcelonës, Atleticos, Sevillës. Ato i shënon Muriqi.
Ata që e shajnë nuk e kane dërguar Kosovën në Ligën B për herë të parë në histori, por e çoi Muriqi me shokë.
Prit ta përsëris edhe njëherë se fort bukur po tingëllon. Vedat Muriqi është 9-shi më i mirë në histori të futbollit mbarëshqiptar”, ka shkruar Qeqa Krelani.