Adjessa tregon historinë e numrit “2”

- Bota Sot

Adjessa tregon historinë e numrit “2”

Për sulmuesin Daniel Adjessa, data 4 prill, 2026-të, do të mbetet historik në planin personal, pasi rezultoi trigolëshi i parë në karrierë dhe e finalizoi sot me Egnatian.

23-vjeçari nga Kameruni i Afrikës, “shkatërroi” i vetëm Bylisin, 3 – 0, gola të ardhur në pjesën e dytë.

Pas sfidës, ai foli për mediat, i vlerësuar me trofeun “Lojtari i Ndeshjes”:

“Është hera e parë për mua që kam shënuar tre gola dhe jam shumë i lumtur për këtë pjesë.

Pse numri 2 në fanellë? Është histori shumë e gjatë.

Unë mbaj numrin 2 qëkur jam fëmijë. Dhe babai më ka dhënë këtë numër dhe ka thënë kurrë mos e ndërro.

Unë jam sulmues pykë, por edhe sot e kam treguar që mund të luaj mbrapa sulmuesit. Jam lojtar ekuivalent në sulm. Ishte e vështirë të adaptohesha. Mundohem të bëj më të mirën. Jam sulmues ekuivalent”.



Read it all at Bota Sot