Guardiola vendos në fund të sezonit rreth të ardhmes së tij

- Bota Sot

Guardiola vendos në fund të sezonit rreth të ardhmes së tij

Manchester City do qartësi për të ardhmen e Pep Guardiolës, por klubi tashmë e pranon se një vendim nuk ka gjasa të merret para përfundimit të sezonit.

Pavarësisht se nga kjo verë i mbetet edhe një vit kontratë, ekzistojnë pasiguri për atë që do të ndodhë më pas.

Nga brenda thonë se duket sikur edhe vetë trajneri i Cityt ende nuk e di se çfarë do të bëjë, me një vendim përfundimtar që pritet të merret në maj.

Guardiola, erdhi në vitin 2016 te Manchester City ku ka arritur të dominojë futbollin anglez duke fituar gjithçka, përfshirë një “Tripletë” në vitin 2023.



Read it all at Bota Sot