Ish-mbrojtësi i Interit, Daniele Adani ka deklaruar hapur se njeriu i duhur për të udhëhequr Italinë është vetëm Pep Guardiola.
“Askush nuk e ka besueshmërinë dhe ndikimin e tij në botë.
Trajneri katalanas ndryshoi historinë e futbollit të tre vendeve, së pari Spanjës, me ndikimin e Barcelonës së tij, pastaj Gjermanisë me Bajern Mynihun e tij dhe së fundmi Anglisë me Mançester Sitin.
Guardiola ka ndjeshmërinë dhe atë inteligjencë të rrallë të të mëdhenjve që i lejoi të mos fotokopjonte modelin e tij origjinal dhe ta shpërndante atë në çdo vend, por ta përshtaste filozofinë e tij, pa e humbur kurrë shpirtin e saj, në botë të reja.
Ringjallja e futbollit italian duhet të arrihet nëpërmjet punës së profetit më të madh të futbollit botëror”, tha ai për “Corriere della Sera”.