Struga Trim Lum kthehet në detyrat e Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll pas një pushimi dyjavor, dhe sfida e parë është dueli kundër Rabotniçkit.
Para ndeshjes së sotme, 15.30, Memetriza Hamza, i cili ndërkohë ishte pjesë e ekipit të Maqedonisë U-21, ndau pritjet e tij.
Hamza theksoi se ekipi dëshiron të vazhdojë ritmin pozitiv.
"Qëllimi ynë është të vazhdojmë aty ku e lamë. Jemi në një seri prej gjashtë ndeshjesh pa humbje, me tre fitore radhazi, dhe kundër Rabotniçkit do të dalim me një qëllim të qartë:
Për të fituar pikët. Nëse i përmbushim detyrat e stafit të trajnerëve, besoj se fitorja do të mbetet në Strugë", tha Memetriza Hamza.