Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferr!i
Entuziasmi në radhët e Vllaznisë është i gjithi legjitim, pasi shkodranët mposhtën Partiizanin me rezultatin 2-0 në sfidën e vlefshme për javën e 30-të të Abissnet Superiore.
Presidenti i kryesuesve, Alban Xhaferri ka ndarë një postim në rrjetin e tij social në Instagram, ku në qendër të fotos shfaqet sulmuesi Kevin Dodaj që shënoi dy golat vendimtar të sfidës në pjesën e dytë.
Kreu i klubit kuqeblu nuk ka zgjedhur të shprehet me fjalë, por ka gjetur një mënyrë "epike" si të përshëndesë ndjekësit në Superiore..